Poezi:

-------------------------------

NĖ DASHTĖ ZOTI

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po pėrnjėherė u xgjua,
Sė shoqes i tha: "O grua,
Nesėrė jam pėr nė veshtė,
Se s'kam vatur kėtė vjeshtė,
Sindėkur vinja qėmoti."
Plaka tha : "Nė dashtė zoti."
Nastradini i tha : "Unė
S'e kėllas zotnė nė punė,
E shoh vetė punėn time,
E nuk e vė nėr mundime,
Qė tė doj' a tė mos dojė,
Se nukė mė flet me gojė."
Kėshtu the, o jetėgjatė!
Papo u ngrite me natė,
More shportat e gomarė,
Po s'tė vate udha mbarė!
Pėr rrush del njeriu i mjerė
E sjell shkarpa shumė herė.
Gjithė bota po punonin
E udhėtė po ndrejtonin.
Nastradinė kur e panė,
E zun' e mė nuk e lanė:
Gjithė ditėn gur' i gjori
Mbajti edhe pagė s'mori.
I kėputur, i drobitur,
I lodhur, i kahėnitur,
Natėn nė t'errėt u kthye,
Me pluhurė mbi qyrdye!
Erth mė der' e trokėlliti,
E shoqja nga shkalla xbriti,
Tha : "Kush ėsht' aty mė derė?"
Pa tha Nastradin' i mjerė:
"Nė dashtė zoti, jam unė,
Qė vajē' e s'bėra dot punė!"
Pa mė nesėret njė fqinjė,
Q'ish i varfėr e pa linjė,
Erth e i kėrkoi gomarrė,
Duke thėnė ca mė parė:
"Jemi pa buk' e pa ngrėnė,
Nė mulli drithė kam shpėnė,
Gjer mė tani ėshtė bluar,
Po s'kam kafsh', o i uruar."
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : "Pėr dru e kam dėrguar,
Ka vaturė qė me natė,
I varfėri veshgjatė."
Ajy tha "e kam dėrguar",
Gomari palli nė quar!
Fqinja tha : "Pse mė gėnjeni,
Tė drejtėnė s'ma rrėfeni?
Ja se ku pėllet gomari,
Qysh e ka marė druvari!"
Nastradini tha : "S'kam parė
Kshu, tė besojnė gomarė!
Me fjalėn time s'je nginjur,
Qė jam sot plak e i thinjur,
Po dėgjon gomarrė ē'thotė,
Q'ėshtė pa mėnt e flet kotė.
Njeriu qė dėgjon gomarrė,
S'e ka punėn mbroth e mbarė."
Kėshtu tha, po tė vėrtetėn
E thosh gomari, tė shkretėn.

 

TRATHĖTORĖTĖ

Shokė, kemi ne mest tėnė
Shum' armik' e trathėtorė!
Popo! mos u qoftė thėnė!
Veē qė s'kanė gjė nė dorė.

Harruanė mėmėdhenė
Dh' e lanė kombinė tėnė
E njė tjatėrė na gjenė!
Popo! mos u qofte thėnė!

Lanė zonjėn e lėvduar
E zunė njė kurvė shtrigė,
Tė ndyr' e tė mallėkuar,
Tė fėlliqur e tė ligė.

Lanė mėmėn tė xhveshur
Dhe mundohenė pėr botė,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotė: mundohi kotė!

Qysh u bėnė Efialtė
E nuk e njohin tė mirėn,
Uthullėn pandehin mjaltė
Edhe dritė errėsirėn!

Buk' e mėmėdheut zėntė
Tradhėtorėt e pabesė!
Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,
Kurrė mos paēinė pjesė!

Miqt' armiq i kanė bėrė,
Armikėtė miq i zunė,
Qysh janė fyell tė tėrė!
Ē'ėshtė kjo e madhe punė!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerėzit e mallėkuar?
Dritėnė pse nuk e shohin,
Apo janė tė verbuar?

Janė sė gjithash tė marrė
Dhe tė liq me tė vėrtetė,
Mėmėdheut bėjnė varrė,
Po do tė bienė vetė,

Se mbretėron e vėrteta,
S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjė e vėrtetė.

Ata turpinė fitojnė,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikėtė gėzojnė
E nė errėsirėt bredhin.

Nuk ėshtė kurrė haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretė,
Tė gjitha janė paguar,
S'ka mbeturė gjė nė jetė.

Lerini, pa do ta gjėjnė,
Tė vėrtetėn do ta njohin,
Se tani s'e dinė c'bėjnė,
Janė tė verbėr e s'shohin.

O, popo ē'turp kanė marrė!
Janė bėrė tradhėtorė
Dhe s'janė mė shqipėtarė,
Se nga kombi hoqnė dorė.

Me tė huajnė u bėnė,
Me armikn' e Shqipėrisė,
S'duanė gjuhėnė tėnė
Armikėt' e Perėndisė!

Ndjej, o Zot, se nukė dinė
Se ē'bėjnė, janė mahnitur,
Rrahin tė prishin shtėpinė
Pun' e lig' edh' e mėrzitur.

Tė gjorėt janė nė gjumė,
Tė vėrtetėnė s'e dinė,
Do tė mundohenė shumė,
Pasdaj mėnttė do t'u vinė.

Vėllazėrin' e harrojnė
Dhe kombin e mėmėdhenė,
Dhe armikėtė dėgjojnė
Edhe s'dinė se ku venė.

Hiqni dorė, hiqni dorė!
Mblithni mėntt' e tupėrohi,
Mos u bėni trathėtorė,
Se pasdaj do tė pendohi.

FALJA

Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek pėrndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.

Zot! Falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė.

 

 

 

 

Virgjiniteti


Ēdo organ qė nuk shfrytzohet
Atrofohet ngushtohet dhe plogėshtohet
Ishin kėto fjalė qė i ndėgjoja nė klasė
I nervozuar dhe i shqetsuar pa masė
Kjo ishte njė e vėrtet natyrore
E bazuar nė fakte shkencore

A vlen kjo edhe pėr organet seksuale
E pyta profesorin me t'madhe
Ai mė shikoi pa respekt
Dhe me tha: gjeje nė internet.

U ktheva nė shtėpi dhe mendoja shtruar
Pėr organin tim mė tė rrezikuar
Mė mbeti si i vetmi ngushllim
Qė ta fusja mė shpesh nė pėrdorim

Por problemi qėndronte te femra ime
Qė ishte tepėr konservative
Qė sa herė veproja nė dy drejtime
Ma kujtonte se ishte virgjine

Kėtė fjalė e kishte nė gojė
Dhe shpesh e thoshte edhe pa nevojė
Ta tradhtoja nuk kisha zemėr
Se e doja dhe e kisha femėr

Por njė natė romantike dimri
U nxeva dhe mu shterr durimi
I thashė: ta pshurrsha virgjinitetin
Qė kurrė s'ma bone hyzmetin

Qė po m'doket qysh ja ke nisė
Don me metė si statuja e lirisė
Faji i jot po m'rrok sikleti
S'po muj me ardh n'veti
Tu bėrtitė: Poshtė Virgjiniteti.

Nuk je e vetmja shqiptare
Qė e merr pėr mburrje personale
Virgjine ėshtė edhe ēika e Hazbisė
Besa ėshtė edhe ēikė e shpisė
Po e ka vetėm njė muhabet

"Esmerallda dhe burri i vet"
Ajo nuk ka lidhje me shkencė
Dhe s'i kupton gjėrat nė esencė
Se kupton se tė ndjeshė dashuri
Ėshtė e vetmja siguri

Dashuria nuk pyet kurrė
Pėr llojet e himenit: elastik apo lekurė:
Ēka ėshtė virgjiniteti
Vetėm njė cipė membranore

Qė ndikon nė raportet njerzore
Dhe nga kėto paragjykime
Po prishen shumė lidhje intime
Ajo mė shikonte me lotė nė sy

Mė tha "zemėr t'kisha ēky"
Mos harro se edhe ti ke motėr
O idiot o i poshtėr
Jam virgjine o lahper

Se s'kam pasur kurrė frajer
Ani i thashė tash me siguri
Ke vendos me shti turrshi
A mendon ti ndonjeherė
Pėr nevojat e mia si frajer

Dhe tė gjitha kėto fakte
Ti i quan instikte shtazarake
A tė kujtohet kur ishim nė kafiq
Ti e pate veshė njė miniq
Unė tė puthja me emocione

Ti me the: shpirt u m'lodhe
Qysh dorėn poshtė ma shtine
Po harron qė jam virgjine
Qysh s'po t'vjen marre ēka m'bone

Mos ke probleme me hormone
Ja si i pėrjetoja ēastet tona intime
Unė me dy bolet e mia t'zime
Nuk di dhe nuk dua
Tė jetoj me komplekset e tua

Fati i zi, o fati i zi
Sa shumė femra s'don me u q..

 

 

 

 

 

 

 Kthehu ne Index:

 

 

 

 

 

--------------------------------

PERĖNDIJA

Ē'sheh, ėshtė zot'i vėrtetė,
Ē'dėgjon, ėshtė zėr'i tija,
Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,
Eshtė vetė perėndia.

Mos shiko valėtė p'anė,
Mos tė gėnjenjė rremeti,
Tė tėra njė burim kanė,
Gjithė ngrihen pej njė deti.

Nė det tė math e tė gjėrė
Ēdo valė qė tė sheh syri,
Atje ėshtė deti tėrė,
Po valėtė mirė qyri.

Kur ta zėsh gjėnė tė bėrė,
Esht' ashtu me tė vėrtetė,
Po ta vėsh re gjat' e gjėrė,
Esht' ajy bėrėsi vetė.
Dhe kush flet edhe ē'gjė flitet,
Ē'duket e s'duket nė jetė,
Dhe kush sheh dh'ajo qė shihet,
Zot' i vėrtet' ėshtė vetė.

Se e tėrė gjithėsia,
Qė nuk' i gjėndetė fundi,
Eshtė vetė perėndia,
Pėr atė s'ka vėnt gjėkundi.

Eshtė nė shesht perėndia,
I verbėri s'munt ta shohė,
Ajo ėshtė gjithėsia,
I dituri munt ta njohė.

Pe njė lulezė kur shohim
Dhe tė vėmė re njė fletė,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtė zot' i vėrtetė.

Eshtė nė shesht perėndia,
Sicilido munt ta njohė
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohė.

Kush do ta shohė tė tėrė,
Tė shohė mirė njerinė,
Vethen' e tij re tė vėrė,
Atje e gjen perėndinė.

Dhe parajsi dhe skėterra,
Dhe engjėlli edhe djalli,
Edhe gjithė ē'ka tė tjera,
Janė brėnda tek i gjalli.

Ajy qė ka mirėsinė,
Ka perėndin' e tė mirat,
Edhe kush ka djallėzinė,
Ka djallė e ligėsirat.

Mė ēdo anė e kėrkova,
Thashė: ku 'shtė perėndia,
Po mė pasdaj e mėsova,
Qėnke ndaj mej' e s'e dija.

Kėrkonja gjetkė ta gjeje
Zotn' e math e tė vėrtetė,
Ajy qėnėkej ndaj meje,
E paskėsha unė vetė!

Me fjal' e me agjėrime
Nuk e gjen dot perėndinė,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata qė s'dinė

Trajstėn' e ke plot me bukė,
Edhe hiqesh si i mjerė,
Dhe ke zėn' e thua nukė,
E lipėn derė mė derė.

Eshtė ndaj teje i gjallė,
Ti e kėrkon nėpėr gurė,
Nė tė rrem' e nė pėrrallė,
Andaj nuk' e gjen dot kurrė.

Pa s'vdes kurrė perėndia,
Po kush vdes nė jetė vallė?
Gjė s'vdes, sepse gjithėsia
Eshtė gjithėnjė e gjallė.

Qeshė diell, ishnja hėnė,
U bėsh' uj' e balt' e erė,
Yll e zok e dash kam qėnė,
Pa dhe njeri shumė herė.

Sa det i math e i gjerė
Edhe sa mijėra valė!
Sicil atje do tė bjerė,
Prapė soje do tė dalė.

Mijėra shpirtėra ngrihen,
Bijen mijėra tė tjera,
Vjen dimėri, lulet pshihen,
I nxjer prapė nė shesht vera.

Nj'ėshtė, po ka shumė ngjyrė,
Duket sikur s'ka tė ngjarė,
E sheh fytyrė-fytyrė,
Po 'shtė i njėjt' e i pandarė.

Ajy ėshtė trėndafili
Edhe gjėmb' i trėndafilit,
Ajy ėshtė dhe bilbili,
Ajy dhe zėr' i bilbilit.

Mos shiko ē'rrobė ka veshur,
Eshtė brenda vet' i qetė,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veē ati s'ka gjė ndė jetė.

Zoti ėshtė gjithėsia,
Ajy ėshtė gjithė ē'janė,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kėrkon mė tjatėr anė.

Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u pėrzjenė
S'ka ven', ėshtė qelqe thua,
A s'ka qelqe, ėshtė venė.

Unė ndaj teje njė pikė,
O det i gjer' e pa anė!
Tė hynj brėnda mė vjen frikė,
Po s'hiqem dot dhe mėnjanė.

Tė kisha zėn' e bilbilit,
Gjithėnjė do tė kėndonja
Bukurin' e trėndafilit,
Dhe kurrė tė mos pushonja.

Po ti vetė je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trėndafili
Edhe bukuri e tija.

Ti je ē'ėshtė jet' e tėrė,
Ti je vetė gjithėsia,
Ti vetė njeri je bėrė,
More fytyrėn e tija.

Oh! det i math e i paanė,
Nė njė stamnė qysh ka hyrė?
Ajy q'ėshtė gjithė ē'janė,
U mbloth tok mė njė fytyrė.

Mė ēdo anė qė shikova,
Pashė mirė qė je vetė,
Tė gjeta tek tė kėrkova,
Zot'i math e i vėrtetė.

Pe trupi shpirt ėshtė bėrė,
Edhe shpirti trup nė jetė
Eshtė bėrė, njė i tėrė
Gjithė ē'ėshtė, ėshtė vetė.

Paskėtaj, o shokė, kurrė
Mos kėrkoni perėndinė
Nėpėr mur' e nėpėr gurė,
Po shihni mirė njerinė.

Zėmr' e njeriut nė jetė
Eshtė vėnd' i perėndisė,
Esht' atje zot' i vėrtetė,
Det' i math i gjithėsisė.

Ajy ėshtė gjithėsia,
Edhe udh' e perėndisė,
Eshtė vetėm njerėzia,
Q'i duhetė njerėzisė.

Mer dorėn e diturisė,
Pa ajo do tė tė nxjerė
Gjer te fron' i perėndisė,
Ndaj soje do tė tė shpjerė.

Esht' e vėrtetė kjo punė,
Mos qėndroni n'errėsirėt,
Se kėtė s'e gjeta unė,
E kanė thėnė tė mirėt.

  Lidhje per Poezi:                 

 

 

 

 

 

PUTHJA E PARE


Kur e pėrjetova puthjen e parė
Musteqet sa ja patėn nise me m'dalė
Isha i ri e axhami
Kisha shumė ėndėrra pėr dashuri
Pėrveq se isha pak romantik
Isha edhe pak skeptik
Mu dokė e pabesushme e gati si lojė
Se njeri njerin mundet me puth n'gojė
I nisha do fjalė nėpėr klasė:
Kuku, q'ma ka shti guhėn e ke tu m'plasė
Por kuptohet nuk besoja dotė
Se ato gjėra ndodhin n'kėtė botė
Dhe as sot nuk e di
Pse u ftova njė natė me shoqėri
U mbajke dikund si duket njė ndeje
O zot sa u gėzova thashe sonte ma thej
Atė natė binte shi, ishte e mėrkure
Thashė ja kam me puth sonte ja s'do t'puthi kurrė
I dhashė vetės zemėr, thash s'durohet ma
Besharet nuk jam, goja lesh su m'ka
E u nisa ngadalė me zemrėn si pordhė
Thashė kurrė nuk i dihet, gjithēka mund tė ndodhė
Dhe nuk u gabova, nė shikim tė parė u dashurova
E takova atje femrėn ideale
Qe m'kqyrke n'dritė synit e si vike marre
Mu tek menjėher mu qu e me dashtė
Edhe pse n'fillim mu dok pak e trashė
Po mu s'ma nike se isha i ri
Dojsha gjithqysh dikund guhen me shti
U afrova ngadalė e ja thashė dy fjalė
Dhėmbi i pjekurisė ja patė nisė me m'dalė
Po ish e mirė bre, e lezetshme ish
U qu menjėher pėr me kcy sentish
Kur i qoj duart pėrpjet
Si shqiponja mbi zogj t'vet
Trupin ia ndisha e faqėn ma pshteti
Qysh e pate emrin? menjėher u m'veti
Po une as qė e pata marrė me mend
Se kam me harru edhe emrin tem
I thashė: A kaq shumė ty emri jem tu desht
Nuk kam ditė asgjė, m'hini guha n'vesh
Nuk mujsha ma me folė isha tuj mendu
Pse gishtat e kamės ja nisėn mu xiglu
Njehėr mendova mos ėshtė budallicė
Se dikur ja nisi veshin me ma gicė
Ajo ma lypke gojen
E une e kqyrsha tojėn
Nuk mujsha me i ra n'fije
Qysh u m'hini diēka n'gojė pa shije

 

 

KORĒA
O vėllezėr shqipėtarė,
Gėzohi qė erth kjo ditė
Kaq' e mir'e kaq'e mbarė,
Qė sjell gjithė mirėsitė!

Kjo ėshtė njė dit'e rezė,
Qė bie vėllazėrinė
E dėbon jetėn e zezė
Dhe ndarjen e marrėzinė.

Ta lusimė kėtė ditė,
Q'e bekoi zot'i vėrtetė
Dh'e dėrgoi me shumė dritė,
T'i mbes'emėri pėrjetė.

Sot e vumė gurr'e parė,
Sa'sht'e bekuar kjo ditė!
Zot'i math e pruftė mbarė
E na dhėntė urtėsinė!

Hapu, hapu, errėsirė!
Pa jakė tėhu, o dritė!
Se arriti koh'e mirė,
U gdhi nata, u bė ditė.

Sot niset njė tjatrė jetė,
Tė rremenė posht'e shtije,
Mbretėron fjal'e vėrtetė,
Dhe tė mirat gjith'i bije.

Zot'i math qoft'i lėvduar,
Q'e nxjer nė shesht tė vėrtetėn,
Se ajo sij ka buruar,
Pa e ndritur jetėn.

Lumja ti, moj korē'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi nė ball'u sule,
Ta paēim pėrjetė hua!

Kushdo qė ėshtė sot burrė
Dhe shqipėtar i vėrtetė,
Emėri s'i shuhet kurrė
Dhe nderi i rron pėrjetė.

Gjuha jonė sa e mirė!
Sa e ėmblė, sa e gjerė!
Sa e lehtė, sa e lirė!
Sa e bukur, sa e vlerė!

Kjo 'shtė mėm' e mirėsisė,
Qė bije qytetėrinė,
Gasthin e vėllazėrisė,
Njerėzin' e miqėsinė.

S'jemi grekėr as bullgarė,
Asgjė tjetėr nukė jemi,
Jemi vetėm shqipėtarė,
Nė kėt'emėr nderr'e kemi.

Ky emr' ėshtė shum' i mirė,
Se mė s'jemi tė gėnjyer,
Nukė jemi n'errėsirė,
E njohėmė gjėn' e vjyer.

Perėndia na e lėntė
Pėrjetė ta trashėgojmė,
Edhe kurrė mos e dhėntė
Ta humbim e ta harrojmė!

Tė lemė mėmėnė tėnė
E tė marimė njė shtrigė!
Zoti mos e pastė thėnė!
Pun'e keq'e shum'e ligė.

O, sa qenė tė gėnjyer
Ata qė vuan pėr botė!
Turp tė math kanė rrėfyer,
Punuanė fare kotė.

Pa mejtoni, o tė gjorė,
Efialtin, Pafsaninė,
Qė u bėnė trathėtorė
Dh'e gjenė mė perėndinė.

Nga gjithė ē'kemi kėnduar
Pėr tė njohur vetėhenė,
Kaqė gjė kemi mėsuar,
Tė nderojmė mėmėdhenė.

Se njerėstė gjithė vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretė,
Gjuha, mėmėdheu mbesin
Tė patundurė pėrjetė.

Me zėmėrė tė gėzuar
Dhe me gjithė shpirt uroni!
Zotėrinjt' e zotėruar,
Gjithė pėrnjėherė thoni:

Rroft' e qoftė Shqipėria
Dhe kombi e gjuha jonė!
Lulėzoftė dituria,
Edhe ndihmės paēim zonė.

GJUHA JONĖ

Vėllezėr shqipėtarė!
Tė prekim urtėsinė,
Tė zėm' udhėn e mbarė,
Tė ngjallim Shqipėrinė.

Shqipėria ka qėnė
Edhe po do tė jetė,
Po sot nė ditėt tėnė
Tė metė tė mos ketė.

E ka nderuar zoti
Gjithėnjė Shqipėrinė,
Ish fort mirė qėmoti,
Do bėhet dhe taninė.

Sa ishte trimėria
N'atė kohė tė vjetrė,
Kish emrė Shqipėria,
Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė.

Sa burra kordhėtarė
Ka nxjerrė Shqipėria
Mė pastaj e mė parė,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrtė
Dhe kish mundime tepėr,
Po sot pėndė dhe kartė
Na duhet, nukė tjetėr.

O burra, shqipėtarė,
Tė marrim dituritė,
Se s'ėshtė koh'e parė,
Tani lipsetė dritė.

Tė shkruajm' gjuhėn tėnė,
Kombinė ta ndritojmė,
Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė
Ngadalėzė ta msojmė.

pa shihni ē'gjuh' e mirė!
Sa shije ka e hije,
ē'e bukur'edh'e lirė,
Si gjuhė perėndie.

Shum'e bardhė kjo ditė
Pėr gjithė shqipėtarėt,
Do na sjellė njė dritė,
Qė s'e kishin tė parėt.

Kjo dritė do na bjerė
Tė gjitha mirėsitė
Dhe gjithė do t'i ngrerė
Dėmet e marrėzitė.

Si lum kush zė tė mbjellė,
Lum kush vė kėtė pemė!
Se kjo ka pėr tė pjellė,
S'mbulohetė me remė.
 

FJALĖT E QIRIRIT

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,
Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.
O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.
Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.
Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,
Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.
Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė
Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė